Blog Fit Health FarmaciMami e shëndetshme – Beb i shëndetshëm

Mami e shëndetshme – Beb i shëndetshëm

egjimi ushqimor per grate shtatzanë

Gjate shtatzanise ,ju dhe bebi juaj keni nevoje per sasi te konsiderueshme vitaminash dhe lende ushqyese prandaj eshte e nevojshme te merren qe ne fillim vitamina prenatale dhe ushqyerja ne menyre te shendetshme.Eshte e nevojshme ushqyerja me ushqime te pasura me folate ,hekur ,calcium, vitamin D dhe omega 3.Hekuri duhet te jete ne nivele dyfish gjate shtatzanise keshtu qe duhet te konsumohen jeshilleqe,bishtajore dhe mish I kuq.Mbajtja e nje regjimi ushqimor gjate shtatzanise nuk do te thote mbajtja e nje diete pra nuk ka te beje me mosngrenien por me berjen e zgjedhjeve te duhura per nje regjim te shendetshem.

-10 ushqime qe duhet te shmangen gjate shtatzanise :

1.Qumështi jo I pasterizuar, djathi I butë dhe jo I pasterizuar

Qumështi I papëpunuar ,djathi I papasterizuar dhe djathërat e butëmund te pëmbajne një sere bakteresh të dëmshme sic janë ,Listeria,salmonella,E.Coli dhe Campylobacter.Bakteret mund të gjenden ose krijohen nga ndotja gjatë mbledhjes ose ruajtjes. Pasterizimi është mënyra më efektive për të shkatërruar çdo bakterie të dëmshme, pa ndryshuar vlerën ushqyese të produkteve. Për të minimizuar rrezikun e infeksioneve, duhet konsumuar qumësht I pasterizuar, djathë I stazhionuar..

2.Mishi I pagatuar(krudo) dhe I procesuar

Ngrënia e mishit të pagatuar mirë ose krudo gjatë shtatzanisë rrit riskun e marrjes së infeksioneve nga baktere ose parazitë të ndryshëm sic jane Toxoplazma,E.coli ,Listeria dhe Salmonella. Këto baktere rrezikojnë shëndetin e bebit ,duke cuar në abort ose semundje të sistemit nervor sic janë paaftësi intelektuale,verbëri dhe epilepsi.Mishi në fast-food apo mishërat e tjerë të procesuar janë një shqetësim për gratë shtatzanë pasi këto mund të infektohen gjatë procesit të përpunimit ose magazinimit.

3.Peshku me nivele te larta merkuri

Merkuri eshte nje elemnt I madh toxik . Zakonisht gjendet në ujërat e ndotura .Nqs merret në sasi të mëdha ,mund te shkaktojë problem ne sistemin nervor,sistemin ,imunitet dhe veshka.Gjithashtu mund të shkaktoj probleme serioze në zhvillimin tek fërmijet edhe nqs meret në sasi të vogla. Meqënëse gjendet në detet e ndotura ,peshqit e mëdhenj mund akumulojnë sasi të mëdha mërkuri. Prandaj është e rëndësishme që të shmanget konsumini I peshqve me sasi të mëdha mërkuri gjate shtatzanise dhe laktacionit.

Gjithsesi duhet theksuar se jo të gjithë llojet e peshqve kane sasi të lartë mërkuri,vetëm disa prej tyre.Konsumimi I peshqve me nivel të ulët mërkuri gjatë shtatzanisë është shume e shëndetshme dhe këto lloje mund të konsumohen deri ne 3 here ne jave(trofta,acuget,sardelet,salmon). Peshqit me yndyrë si salmon dhe acuget janë nje opsion shume I mirë sepse jane të pasura me omega 3 qe janë shume te rendesishme per zhvillimin e bebit.

Nuk rekomandohet peshku krudo per shkak te pranisë së listerias me ujë të kontaminuar. Bakteri I listerias mund të trasmetohet të fëmija nëpërmjet placentës ,edhe pse nuk mund te shfaqen simptoma te nëna .Kjo con ne lindje premature ,abort ose probleme te tjera serioze .

5.Vezët jo te ziera mire

Vezet jo te ziera mire mund te kontaminohen nga bakteri I Salmoneles. Simptomat qe shfaq ky bakter jane temperatura,te vjella,te perziera ,dhimbje stomaku dhe diarre. Ne disa raste te rralla mund te shkaktoje dhimbje te uterusit duke cuar ne lindje te parakohshme ose abort.

6.Ushqimet e konservuara,te perpunuara

Shtatzania eshte periudha më e mirë për të filluar ngrënien e ushqimeve te shëndetshme që ndihmojnë në rritjen dhe shëndetin tuaj dhe te bebit. Ekziston një mit që duhet te “hani për dy”. Ju mund të hani siç bëni normalisht gjatë 3 mujorit të parë, pastaj të rrisni me rreth 350 kalori në ditë në tremujorin tuaj të dytë, dhe rreth 450 kalori në ditë në tremujorin tuaj të tretë.Regjimi ushqimor duhet të përmbajë ushqime të plota me shumë lëndë ushqyese për të përmbushuar nevojat e nënës dhe fetusit. Ushqimi i papërpunuar ose i përpunuar zakonisht është i ulët në lëndë ushqyese dhe shumë kalori, sheqer dhe yndyrna të shtuara.Rritja e peshës gjatë shtazanisë duhet të jetë ne një masë të caktuar sepse rritje e madhe e saj con ne komplikime sic jane shfaqja e diabetit apo komplikime gjate lindjes.Mbani në vaktet dhe mesvaktet tuaja ushqime që përqendrohen në proteina, perime dhe fruta, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate të pasura me fibra si drithërat, fasulet dhe perimet me niseshte.

7.Frutat dhe perimet e palara

Lekura e frutave dhe perimeve të palara ose të pastruara mund të jetë e kontaminuar me disa baktere dhe parazitë sic jane Toxoplasma, E. coli, Salmonella dhe Listeria, të cilat mund të merren nga toka.Shumica e foshnjave që janë të infektuar me bakteret Toxoplasma gondii ndërsa janë ende në bark, nuk kanë asnjë simptomë gjatë lindjes. Por mund te zhvillohen probleme te renda si verbëria apo probleme mendore .Prandaj është e këshillueshme që para konsumimit frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm,të qerohen dhe në disa raste te gatuhen.

8.Alkoli

Këshillohet qe të shmanget plotësisht pirja e alkoolit kur jeni shtatzënë, pasi rrit rrezikun e abortit dhe lindjes se parakohshme së foshnjës Edhe një sasi e vogël mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjës.Pirja e alkoolit gjatë shtatëzënësisë gjithashtu mund të shkaktojë sindromën e alkoolit fetal, e cila përfshin deformime të fytyrës, defekte të zemrës dhe paaftësi intelektuale.

Shmangia e kafeines
Grave shtatzanë ju këshillohet ëgjate shtatzanisë të limitojëe sasinë e kafeines ne me pak se 2kafe në ditë. Kafeina absorbohet shumë shpejt dhe kalon lehtësisht në placentë. Për shkak se foshnjat dhe placentat e tyre nuk kanë enzimën kryesore të nevojshme për të metabolizuar kafeinën, mund te grumbullohen sasi te lartaMarrja e sasive te medha te kafeines gjate shtazanisë ndikon në rritjen normale te fetusit dhe lindje në peshë të vogël të bebeve.

10.Të brendshmet e kafsheve

Te brendshmet e kafsheve jane nje burim I mire I nje larmie ushqyesish. Keto permbajne hekur,vit B12,vit A,zink selenium dhe baker dhe te gjitha jane te shendetshme per nenen dhe bebin.Gjithsesi te ngrenit ne sasai te medha e te brendshmeve te kafsheve ne shtatzani nuk eshte e keshillueshme pasi konsumimi I tyre (qe permbajne shume vit A) sidomos gjate 3 mujorit te pare mund të cojnënë deformime të bebit dhe abrt spontan.Prandaj rekomandohen te hahen vetem nje here në jave dhe në sasi të vogël.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

top
X